Kryetari Haliti, priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, z.Igli Totozani, me bashkëpunëtorë

Kryetari Haliti, priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, z.Igli Totozani, me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi fillimisht kryetari Haliti e ka falënderuar drejtorin e Zyrës Rajonale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), z. Igli Totozani, për bashkëpunimin e mirë dhe të sinqertë me këtë komunë, në interes të gjithë qytetarëve. Ai e njoftoj atë rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, konkretisht edhe për disa projekte që janë realizuar në fushat e ndryshme, por edhe  për punën e komunës në integrimin e të gjitha komuniteteve. Ndërkaq, drejtori i OSBE-së, z.Igli Totozani foli rreth punës dhe misionit të OSBE-së, duke falënderuar kryetarin Haliti dhe Vitinë për bashkëpunimin me këtë organizatë. Gjatë këtij takimi u bisedua rreth temave të ndryshme si: barazia gjinore, integrimin e komuniteteve dhe bashkëjetesën, mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, ofrimin e ndihmave për familjet në nevojë dhe çështje të tjera të cilat kryesisht lidhen me jetën e rëndomtë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …