Diskutohet për situatën e menaxhimit të mbeturinave

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Ferizajt, ku teme diskutimi ka qenë “Situata e menaxhimit të mbeturinave – në aspektin e sigurisë publike”. Anëtarët e këtij këshilli, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i ka njoftuar në lidhje me të gjitha proceset dhe diskutimet që janë bërë me këshillin grevist të KRM “Pastërtia”. Nga ky takim doli rekomandimi që Komuna e Ferizajt të shqyrtojë të gjitha mundësitë e përkrahjes për një qëndrueshmëri afatgjate të kompanisë. Nënkryetari Aliu, ka thënë se bordi i KRM “Pastërtia”, gjatë ditës së sotme do të mbaj edhe një mbledhje dhe do të dalin edhe rekomandimet e nevojshme për këtë grevë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …