Kryetari Haliti priti në takim një delegacion të nxënësve nga Sarajeva

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë pritur një delegacion të nxënësve nga Shkolla Mekanike e Inxhinierisë së Sarajevës nga Bosnja dhe Hercegovina në krye me drejtorin, Faruk Çupoviç. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshiruar atyre mirëseardhje, duke i njoftuar ata edhe mbi zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë. Ai tha se kjo komunë njihet edhe për faktin se dy shkollat e para shqipe në Kosovë, gjenden brenda territorit të saj, konkretisht në Pozheran dhe Stubëll të Epërme të Vitisë. Kryetari Haliti e çmoj lartë bashkëpunim që shkolla nga Sarajeva ka me shkollën “Kongresi i Manastirit” në Pozheran, duke i inkurajuar që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, pasi që do ta kenë edhe përkrahjen e qeverisjes lokale në Viti.Ndërkaq përfaqësuesi i shkollës së Sarajevës, Faruk Çupoviç tha jemi të habitur me mikpritjen që po na bëhet në Viti, duke i falënderuar të gjithë për siç tha mikpritjen e ngrohtë dhe të përzemërt. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nxënës nga shkolla e Pozheranit në krye me drejtorin e saj Mefail Halabaku.

May be an image of 14 people

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …