Kryeministri Kurti, në dy ditët e fundit priti në takim gjashtë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dy ditët e fundit priti në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre. Kurti i falënderoi pjesëmarrësit në takim: Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës. U diskutua gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërsa shqiptarëve nga këto tri komuna iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë, thuhet në njoftim, por nuk përmendet  fakti pse u injorua dhe nuk u ftua kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë besueshmërinë institucionale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke …