Kryetari Latifi ka mbajtur mbledhjen e radhës me drejtorët e Drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës me drejtorët e Drejtorive. Me këtë rast kryetari Latifi tha se, mbledhjet e rregullta janë një mundësi e mirë për diskutimin e sfidave dhe projekteve të reja, ata adresuan çështje të rëndësishme dhe përcaktuan plane të ardhshme për zhvillimin e komunës së Rahovecit. Diskutimet u përqendruan në arritjet e javës së kaluar dhe në projektet që janë në plan për të përmirësuar shërbimet komunale dhe për të ndihmuar qytetarët. Ky lloj bashkëbisedimi promovon bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për të avancuar komunën në tërësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të për vitin 2026. Në …