leoni

Ben Emerson

Gjykata Speciale refuzoi kërkesën e avokatit, Ben Emmerson, ajo mbështet raportin e Fred Abrahamsit, në gjykimin e krerëve të UÇK-së

Raporti i  organizatës, “Human Right Watch”,  i hartuar nga Fred Abrahams do të mbetet si provë në gjykimin e krerëve të UÇK-së. Pavarësisht ankesës së avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, trupi gjykues konsideron se nuk ka bazë që ky raport të përjashtohet nga provat. U konfimua nga vetë Fred Abrahams që në raportin e tij kishte përdorur të dhëna e informacione nga Qeveria e mediat e Serbisë. Trupi gjykues thekson më tej se Mbrojtjes Veseli iu kishte dhënë kohë e mjaftueshme për të marrë në pyetje dëshmitarin, duke përfshirë metodologjinë dhe burimet e përdorura nga HRW. Ben Emmerson argumenton se faktet dhe rrethanat e reja dolën gjatë marrjes në pyetje të tërthortë,  të cilat përbënin rrethana të jashtëzakonshme që garantojnë rishqyrtimin e Vendimit të kundërshtuar për të shmangur një padrejtësi.  Asgjë e nxjerrë gjatë marrjes në pyetje të kryqëzuar nuk ka ndikuar në asnjë nga kërkesat e Rregullit  në lidhje me pranueshmërinë e këtij artikulli, thuhet në vendimin e trupit gjykues të Gjykatës Speciale e cila i konsideron të drejta informatat dhe burimet serbe të kohës së regjimi të Millosheviqit, në të cilat është mbështetur, Fred Abrahams.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është përgjegjësi direkte e përfaqësuesve të institucioneve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se në rast të mos anëtarësimi të Kosovës …