Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka shprehur frikën e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar Klinaku në një postim të tij. Lidhur me Asociacionin, i cili tashmë po bëhet fakt i kryer, Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin e Vjenës në Austri, ka deklaruar se përkundër kritikave që ka ndaj draftit për asociacion, ai është më i mirë se versionet e vitit 2013 apo 2015, Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, javën e kaluar ka publikuar disa pika të draft-statutit evropian për Asociacionin. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se projekt statuti për Asociacionin i hartuar dhe i paraqitur nga diplomacia perëndimore, ka respektuar Kushtetutën e Kosovës në tërësi.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					