Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe për të respektuar gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit që mbajti  në Beograd me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe të respektojë gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar. Po ashtu në njoftim u tha se Vuçiq insistoi në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por në takim janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, emisari evropian Lajçak tha se në takim me zyrtarët serbë bisedoi për zbatimin e marrëveshjes në rrugën drejt normalizimt të raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkohë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviq, tha se ftesa e Lajçakut për të vazhduar dialogun për normalizimin e raporteve më 16 nëntor në Bruksel është pranuar. “Ne do të diskutojmë për tekstin e draft-statutit të Asociacionit. Pala jonë do të shkojë me një ekip ekspertësh”, ka theksuar Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …