Dje dhe pardje, Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, i ka vizituar ish-krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, që po e vuajnë dënimin, në Hagë. Ai i ka vizituar edhe ish-kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, pastaj Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën. Faton Klinaku ka deklaruar se të gjithë po qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive. Të gjithë janë mirë me shëndet dhe ju dërgojnë të fala, ka shkruar Faton Klinaku.

Faton Klinaku: Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të sjell edhe luftë në Kosovë

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka shprehur frikën e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se themelimi i  Asociacionit të  komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar Klinaku në një postim të tij. Lidhur me Asociacionin, i cili tashmë po bëhet fakt i kryer,  Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij  në Forumin e Vjenës  në Austri, ka deklaruar se përkundër kritikave që ka ndaj draftit për asociacion, ai është më i mirë se versionet e vitit 2013 apo 2015, Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, javën e kaluar ka publikuar disa pika të draft-statutit evropian për Asociacionin. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se projekt statuti për Asociacionin i hartuar  dhe i paraqitur nga diplomacia perëndimore, ka  respektuar Kushtetutën e Kosovës në tërësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …