Kryeministri Kurti, në mbledhjen e Qeverisë foli për takimin që pati dje me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese

Kryeministri Albin  Kurti,  sot në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë detaje lidhur me takimin e  djeshëm me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese. Ai para kabinetit qeveritar ka thënë se kanë diskutuar gjatë për kërkesat e tyre dhe ka insistuar se kategorizimi dhe vlera e shtesave, me të cilat policët nuk janë pajtuar, është bërë me kujdes të shtuar. Dje kishim takim me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të NJISI-së, me të cilët diskutuam gjatë për kërkesat e tyre dhe arsyeshmërinë tonë mbi kategorizimin dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë. Në takim i njoftuam dhe siguruam ata që kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë dhe të shtuar duke i marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet që ekzistojnë. Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar me përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve për Policinë e Kosovës, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …