leoni

Është përurua përfundimi i punimeve të eficiencës së energjisë në SHFMU “Faik Konica” në Celinë

Në prag të festës sonë të madhe kombëtare 28 Nëntorit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, z. Avni Morina, drejtorin e DKRS- z. Arim Dina dhe me bashkëpunëtorë, në prani të nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të tjerë pjesëmarrës, përuruan përfundimin e punimeve të eficiencës së energjisë në SHFMU “Faik Konica” në Celinë. Vlera e investimit në eficiencë të energjisë në këtë objekt shkollor është 60.840,85 €. Në kuadër të këtij investimi janë kryer këto punime: Izolimi i jashtëm dhe fasadimi; Izolimi i kulmit të objektit; Heqja e dritareve të vjetra dhe zëvendësimi i tyre me dritare të reja termoizoluese; Ndriçimi i brendshëm tërësisht eficient; dhe Montimi i dyerve të hyrjes. Me këtë investim, objekti i kësaj shkolle tashmë ka kushte shumë më të mira për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Kryetari Latifi duke ju uruar 28 Nëntorin, ju shprehu urime dhe suksese në vazhdimësi nxënësve dhe mësimdhënëse të SHFMU “Faik Konica”.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona duke studiuar dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …