Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Ferizajt, të kalueshme

Reshjet e borës, kanë bërë që të dalin herët në mëngjes në terren ekipet e kompanive të kontraktuara nga Komuna e Ferizajt, për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Nga njoftimet e terrenit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, bëhet e ditur se në territorin e Ferizajt, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet përkatëse me makineri të rëndë janë vazhdueshëm në terren duke bërë pastrimin e rrugëve nga bora. Apelojmë tek vozitësit që të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në trafik, veçanërisht në qarkullimin në zona malore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …