Fadil Nura: Të gjitha rrugët brenda territorit të komunës së Skenderajt të kalueshme

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se të gjitha rrugët brenda territorit të komunës janë të kalueshme dhe nuk paraqitet asnjë pengesë në qarkullim. “Me gjithë reshjet e dendura të borës gjatë natës së kaluar, në asnjë rrugë nuk paraqitet pengesë për qarkullim të lirë, madje as në ato të fshatrave të thella malore, në të cilat ekipet e mirëmbajtjes që prej orës 5 të mëngjesit e që po vazhdojnë edhe në këto çaste, janë duke bërë punën e tyre, që të mundësojnë lëvizje të lirë të automjeteve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”.

 

May be an image of tractor, snowplow and arctic

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …