Pas tetë dështimesh të deritanishme, sot u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e rezervave shtetërore

Pas tetë dështimesh të deritanishme, sot  është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Dëshmimi i konstituimit të këtij komisioni kishte dështuar shtatë herë radhazi për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje. Para konstituimit të këtij komisioni, ka pasur një përplasje ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi me deputetët e opozitës. Përplasja ka nisur me kërkesën e deputetit të Vetëvendosjes për deklaratat e dhëna nga deputetët e opozitës lidhur me rezervat shtetërore, pasi sipas tij  opozita ka bërë politike dhe ka kërkuar arrestim të ministres, Rozeta Hajdari.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Kryeministri në detyrë po mirëmban krizën për konsum të brendshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ngërçi në Kuvend është …