Kryeministri Kurti nuk e komenton deklaratën e ministrit Liburn Aliut, i cili tha se Kosova është një projekt i përkohshëm

Kryeministri,  Albin Kurti, nuk e ka komentuar deklaratën e ministrit të tij,  Liburn Aliut, i cili ka deklaruar se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë. Në kohën kur ai u  pyet  nga gazetarët për komentet rreth kësaj deklarate, ai u arsyetua se  nuk e ka pa atë  dhe se në Gjilan është për punën dhe projekte të tjera. Nuk po më duket e përshtatshme që unë të komentoj emisione televizive që nuk i kam pa, por zëdhënësi im Përparim Kryeziu, më tha që ai ka qenë emision festiv. Sot këtu jemi për punë që po bëhen për qytetarët në të mirën e tyre dhe ky është përqendrimi ynë, ka thënë Kurti pa pranuar ta komentojë deklaratën e bashkë-partiakut e ministrit të tij Liburn Aliu, të cilin si duhet ka papajtueshmëri të thella, ose Liburni e ka mendjen të mendojë e të veprojë ndryshe nga partia, madje këtë edhe e ka bërë tashmë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …