Republika e Çekisë mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  realizuan takim pune me  delegacionin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit z. Vlladisllav Vilimec. Kryetari i Komisionit, z. Arbër Ademi, theksoi marrëdhëniet tradicionale miqësore me Çekinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, që nga fillimi i vendosjes së marrëdhënieve tona të ndërsjella diplomatike, të cilat vitin e ardhshëm do të shënojnë 30 vjet nga vendosja e tyre. Në takim, Ademi përshëndeti angazhimin e shtuar të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në aspektin e progresit dhe përgatitjeve tona për anëtarësim në BE, e në këtë kontekst edhe të Republikës Çeke. Njëkohësisht, Ademi informon se ka filluar procedura për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, për të cilat do të kërkohet shumicë prej dy të tretash.  Kryetari i Komisionit çek për Çështje Evropiane z. d. Vladislav Vilimec konfirmoi mbështetjen e Republikës Çeke për procesin tonë të eurointegrimit, duke theksuar se çdo zgjatje do të thotë humbje kohe dhe mungesë e momentit pozitiv për fillimin e negociatave në BE. Njëkohësisht, ai shprehu gatishmërinë për të ndarë përvojat çeke për anëtarësimin në BE. Në diskutim morën pjesë anëtaret e Komisionit, Marija Petrushevska dhe Sanella Shkrijelj, të cilat theksuan gatishmërinë e vendit për zbatimin e reformave të nevojshme evropiane, si dhe përcaktimin e të gjithë qytetarëve dhe partive politike për shtet evropian.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …