Ka filluar trajnimi për stafin e shkollave të Ferizajt, për përdorimin e bombolave për fikjen e zjarrit

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj- sektori  i emergjencave në bashkëpunim me shoqatën e pensionistëve të TMK-së dhe FSK-së “Elita”, kanë filluar ciklin e trajnimeve me stafin e shkollave,  kryesisht me punëtorët teknik për përdorimin e bombolave për fikjen e zjarrit si masë preventive për fikjen e zjarrit. Këto trajnime janë mbajtur në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit, ndërsa trajnimet do të përfshihen në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme sipas planit të Drejtorisë së Arsimit. Këto trajnime do të vazhdojnë në bazë të memorandumit të nënshkruar ditë më parë në bashkëpunim me shoqatën “Elita”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …