Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeffrey Hovenier: Amerika nuk e ka ndryshuar qëndrimin sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë  ndryshuar qëndrimin  sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.  Kjo çështje është ngritur për herë të parë në vitin 2022.  Kosova,  si shtet i pavarur dhe sovran, ka të drejtë vet t’i përcaktojë kushtet për zgjedhjet e shteteve të tjera që mbahen në territorin e saj. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”. Amerika beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike, Duke qenë shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj, ka saktësuar Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …