Faton Klinaku

Përfaqësuesi i OVK-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar me rastin e arrestimit të veteranit dhe ish deputeti, Haxhi Shala

Përfaqësuesi i  Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku., ka reaguar me rastin e arrestimit të veteranit, Haxhi Shala. Policia e EULEX-it gjatë ditës së sotme, herët në mëngjes,  ka bastisur shtëpinë e veteranit dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, të cilin ende po e mbanë në arrest. Me këtë rast ka reaguar përfaqësuesi i  Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku. Ai është shprehur se bastisjet, arrestimet e ekstradimet  po bëhen për të mbuluar dështimet e skandalet. “Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale  në Hagë. Bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin Haxhi Shala, bëhen për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre të Gjykatës Speciale, ka nënvizuar, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …