Uashingtoni zyrtar pret nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet me Kosovën

Uashingtoni zyrtar  pret nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian, tha ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O’Brajen, për Zërin e Amerikës. Ai tha se në muajt e fundit është shënuar progres për çështjen e Kosovës, duke specifikuar se disa nga çështjet kryesore kontestuese kanë filluar të zgjidhen, si targat, doganat. Zyrtari amerikan kërkon progres të  mëtejmë duke vënë në dukje  se e ardhmja e Ballkanit qëndron në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …