leoni

Komuna e Ferizajt organizon aktivitete për Diasporën

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj gjatë muajit dhjetor do të organizoj tri aktivitete për bashkatdhetarët tanë.

– Më 23.12.2023, në ora 12:00, Klubi Alpin “Prishtina” në bashkë organizim me alpinistin ferizajas Besnik Reka, organizojnë lëshimin me litar nga ndërtesa e Komunës, aktivitet ky kushtuar bashkatdhetarëve.

– Me 24 Dhjetor 2023 ora 10:00 organizohet vizitë vendeve turistike në komunën e Ferizajt dhe ecje e shkurtë malore(Hiking). Drejtoria ka siguruar transportin,  ndërsa vizitat do të shoqërohen nga Shoqata Bjeshkatare Alpine “Lybeteni në Ferizaj”.

–  Me 27 Dhjetor 2023  do të mbahet tryezë me Diasporën  me qëllim të informimit për mundësitë potenciale ekonomike që ofron komuna e Ferizajt. Tryeza do të mbahet në Hotel “Rubis” në Ferizaj  në ora 10:00.

Komuna e Ferizajt fton të gjithë qytetarët nga Diaspora që gjatë kësaj kohe po qëndrojnë në Kosovë të marrin pjese në këto tri aktivitete.

Kontrolloni gjithashtu

Në Drenoc filluan punimet në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcjellë nga afër fillimin …