Kryetari Ramosaj priti në takim zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes dhe FSK-së

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e DSHP-së, Izet Zenuni, drejtoreshën për Shëndetësi, Agnesa Vokshi, togerin e stacionit të Policisë në Deçan, Muhamet Krasniqi dhe Komandantin e stacionit të Zjarrfikësve, Besim Selmanaj, kanë  pritur në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, z. Shemsi Syla dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Gjatë këtij takimi diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e gatishmërisë për menaxhimin e emergjencave natyrore dhe fatkeqësive të tjera. Po ashtu kanë diskutuar edhe për nevojën për rishikim të hartimit të dokumenteve në sferën e FNFT nga plani operativ emergjent, plani i reagimit emergjent e deri te planifikimi i planeve për evakuim dhe strehim si dhe menaxhimin e tyre nga niveli lokal dhe niveli qendror. Kryetari Ramosaj theksoj gatishmërinë e time dhe të institucioneve lokale për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në lidhje me trajnime, certifikime dhe ushtrime në nivel lokal. Nga zëvendësministri Syla kërkoj që të rritet mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për policinë dhe zjarrfikësit me mjete të ndryshme që këtyre institucioneve iu nevojiten për intervenime të ndryshme, rritja e numrit të zjarrfikësve dhe krijimi i kushteve më të mira të punës për ta.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …