Kastrati: Rapsodët janë identiteti ynë kombëtar

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratit dhe në bashkëpunim me familjen Krasniqi, me prezencën e përfaqësuesve të institucioneve komunale, këngëtarëve  dhe të shumë qytetarëve, u mbajt akademi përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së rapsodit, Ali Krasniqit. Me këtë rast, në fjalën e vet,  kryetari Kastrati theksoi: ‘Sot jemi bashkë  në këtë akademi përkujtimore për rapsodin Ali Krasniqi, për ta shënuar njëvjetorin e vdekjes së tij. Në këtë përvjetor, ne kujtojmë si sot e shumë kohë më parë, Ali Krasniqin, që këndonte në çdo shtëpi shqiptare, në çdo festë kombëtare, këndej e andej kufijve gjeografik, ai edhe sot edhe pse me mungesë fizike në mesin tonë, na bënë të kujtojmë këngët për dëshmorët e kombit, për atdheun, lirinë kombëtare, por edhe për sakrificën e njerëzve, dashurinë mes tyre. Tekstet e këngës së tij shpërfaqin personalitetin dhe frymëzuesin, ku përmes këngës, ai tregonte identitetin tonë të fortë për kauzën  kombëtare lirinë e plotë të  Kosovës nga robërimi shekullor sllavo-serbë. Pra rapsodin, Ali Krasniqin, do ta rikujtojmë përherë dhe në kohë, këngët e tij sepse janë ideali ynë në çdo kohë dhe rrethanë për frymëzim dhe liri, punë, dhe dashuri për njerëzit e kombin në përgjithësi’, përfundoi Kastrati. Në këtë akademi përkujtimore u paraqit me  kumtesë, Prend Buzhala, ku theksoi ‘Figura e rapsodit, Ali  Krasniqi hyri në kujtesën kombëtare na kujton kultin homerik, ku rapsodinë e transmeton, përmes tekstit të këngës, ndjenjës,  brendisë shpirtërore si dhe idealin shqiptar e po ashtu edhe edukimin e edukatës së popullit tonë, prandaj rapsodi është vet shkolla dhe historia ndër shekuj që se kanë popujt tjerë , këtë pasuri siç e kemi ne rapsodinë dhe rapsodët shqiptar e në veçanti, Ali Krasniqin’, përfundoi Buzhala. Me kumtesë u paraqit edhe Prof. Dr. Mehmet Rukiqi e me një telegram për akademinë përkujtimore në  njëvjetorin e  rapsodit, Ali Krasniqi, Prof. Dr. Zymer Neziri. Biografinë për rapsodin Ali Krasniqi e lexoi, Daut Morina, e  në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje, Ismet Krasniqi. U kënduan edhe këngë nga, rapsodë të njohur si: Rifat Berisha, Vëllezërit Kryeziu dhe të tjerë, kurse në varrezat e fshatit, Drenoc u shpalos edhe pllaka me mbishkrimin  dhe foton e rapsodit, Ali Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …