Kryetari Kastrati ka reaguar pas ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në komunën e Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka reaguar pas ndërprerjeve të shpeshta dhe të gjata të energjisë elektrike në komunën e Malishevës. Ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, ky është viti i 3-të radhazi që pikërisht në stinën e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, po marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, madje me ndërprerje të pakontrolluara dhe pa asnjë njoftim paraprak mbi orarin e reduktimeve. I bëj thirrje kryeministrit, KEDS-it dhe mekanizmave tjerë të nivelit qendror, që shqetësimin e Komunës së Malishevës për këtë trajtim kaq të pa ndershëm që po u bëhet qytetarëve tanë, që edhe në prag të vitit 2024, vetëm komunën tonë po e lenë në terr, të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, ashtu si çdo komunë e Kosovës.Kjo qasje e juaja karshi këtij problemi kaq të madh për qytetarët tanë, është hiç më pak se diskriminim e poshtërim, që Malisheva dhe banorët e saj, historikisht nuk i kanë pranuar, madje as nuk i harrojnë lehtë.

Ekrem Kastrati

Kryetar i Komunës së Malishevës

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …