Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiu, priti në takim delegacionin e Spitalit Hayat të Bursës

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu priti në takim delegacionin e Spitalit Hayat të Bursës, i kryesuar nga Dr.Fatih Özkul, Drejtor Mjeksor i Spitalit Hajat, Jasemin Gilaner, Drejtoreshë për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe Sead Ahmetaj, specializant i Radiologjisë dhe përkthyes. Në kuadër të marrëveshjes mes Odës së Mjekëve të Kosovës dhe projektit Luxemburg Developma, është nënshkruar marrëveshje partneriteti me Spitalin Hayat në Bursa të Turqisë. Mjekët nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit dhe Gjilanit kanë patur mundësinë të mbajnë trajnime me kohëzgjatje prej një muaj e që në fokus kanë qenë lëmitë e Ortopedisë dhe Gjinekologjisë me Obstetrikë. OMK dhe Spitali Hayat janë duke shqyrtuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në lëmitë tjera, si pjesë e financimeve të OMK-së në drejtim të profilizimeve të nevojshme, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …