Akademiku, Noel Malcolm merr në mbrojtje ambasadorin e ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi

Akademiku, Noel Malcolm merr në mbrojtje ambasadorin e ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi

Akademiku i mirënjohur anglez Noel Malcolm i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, i cili sipas  një shkrim të “Daily Mail”, në vitin 1998 kishte hyrë ilegalisht në ishull duke gënjyer se po ikte nga lufta në Kosovë. Historiani Malcolm përmes një letre i ka përgëzuar autoritetet shqiptare për vendimin për ta çuar Ferizin ambasador në Londër, duke e cilësuar si zgjedhje shumë të mirë.  “Unë kam njohur çdo ambasador shqiptar në Londër që kur erdhi i pari në 1991, në fund të komunizmit. Të gjithë kanë pasur cilësi pozitive dhe i kanë shërbyer shumë mirë vendit të tyre. Por Dr Ferizi ka një kombinim të jashtëzakonshëm të aftësive. Anglishtja e tij është krejtësisht e përsosur, pa asnjë gjurmë të theksit të huaj dhe ai kupton çdo nuancë të gjuhës. Vitet e shumta që i kaloi duke jetuar në MB i dhanë gjithashtu një njohuri të thellë për kulturën, funksionimin e medias dhe natyrën e politikës britanike. Ai ka mbajtur gjithmonë një interes të ngushtë për çështjet politike të Mbretërisë së Bashkuar dhe ka njohuri jo vetëm për çështjet e politikave, por edhe për anëtarët individualë të Parlamentit dhe pikëpamjet e tyre, shkroi Malcolm.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …