Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 20 mijë e 674 civilë

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 20 mijë e  674 civilë fëmijë gra e burra të moshuar , transmeton agjencia turke e lajmeve,  Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra, tha gjithashtu se 54.536 njerëz janë plagosur në ofensivën ushtarake . Izraeli vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës nga ajri dhe toka në hakmarrje për një sulm ndërkufitar të 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas. Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit. Sulmi izraelit e ka shndërruar Gazën në gërmadha, me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose të shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur, me mungesë ushqimi dhe ujë të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …