Kryetari Ramosaj takohet me bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtoreshën për Buxhet e Financa znj. Dafina Cacaj, kryesuesin e Kuvendit z. Hajdar Sutaj,  asambleistin Armend Loshaj dhe kryesinë e klubit të Hendbollit u takuan në qendrën rinore me Bashkatdhetarët tanë, afaristë të suksesshëm të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Ata, duke ndarë nga pasuria e tyre, ndihmuan Klubin e Hendbollit të djemve me mjete financiare. Kryetari Ramosaj i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme: Enver Thaqi, Selman Brahimaj, Avdi Ramaj, Valon Morina, Zen Bajramaj, Driton Mulliqaj, Sali Hasanaj, Beqir Miftari, Ismet Bajrami, Pertit Muqaj dhe Agim Ramosaj.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …