Ejup Maqedonci: Sot e shënojmë Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Veteranët janë luftëtarët e lirisë që u mbijetuan të gjallë betejave dhe e jetuan fitoren e luftës së tyre dhe të shokëve të rënë dëshmorë! Sot e shënojmë Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pikërisht sot sepse më 30 dhjetor 1991, tre djemtë e Shaban Jasharit në Prekaz, Rifati, Hamza dhe Ademi, rezistuan të armatosur përballë policëve të Serbisë pushtuese, duke e bërë një kapërcim të madh në historinë moderne të Kosovës. Tytat e armëve të Bacit Rifat, të Hamzës dhe të Ademit në Prekaz më 30 dhjetor 1991, lëshuan kushtrimin për luftë të armatosur për çlirimin e Kosovës.
Ndjehem me fat dhe krenar që gjatë luftës në Kosovë, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kisha detyrën dhe nderin ta komandoja Batalionin e Parë të Brigadës 153 në Zonën Operative të Llapit. Pas luftës bashkë me shumë shokë luftëtarë, e kemi vazhduar shërbimin nën uniformë dhe me çizme ushtarake në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjatë luftës çlirimtare i numronin fishekët dhe predhat e armëve tona, kurse sot, Republika e Kosovës po e armatos dhe furnizon ushtrinë e saj me armatimet më moderne dhe po i forcon aleancat e saj.
Urime Dita e Veteranëve të gjithë bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …