Kryetari Latifi zhvilloi një takim me banorët e Lagjes Nr.4

Në vazhdën e takimeve me qytetarë, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ishte me banorët e Lagjes Nr.4 (Lagjja e Arrave). Kryetari Latifi tha se, bashkëbisedimi me qytetarë, nga afër, është mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar lidhje të forta me ta, njëkohësisht edhe për të dëgjuar ide, shqetësime, nevoja dhe kërkesa të ndryshme prej tyre. Në këtë takim u shtjelluan çështje të ndryshme rreth investimeve dhe punishteve që po ndodhin në qytet në përgjithësi dhe në këtë lagje në veçanti, si dhe për planet e komunës së Rahovecit në të ardhmen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …