Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, ka ftuar deputetët që ta votojnë Rezolutën e PDK-së për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok tarifës

Sot në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri, ka ftuar deputetët që ta votojnë Rezolutën e PDK-së për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok tarifës. Ai ka bërë një krahasim të çmimit të rrymës që e blen KESCO dhe çmimit që u faturohet pastaj konsumatorëve. Nëse e shohim çmimin për megavat, se sa e merr KESCO në KEK është vetëm 2 euro e 90 centë, kushton kilovati. Ndërsa, neve qytetarëve me tarifën e ulët na e faturon 3.34 centë, me tarifën e ulët pjesën e natës, ndërsa me tarifën e lartë nën 800 kilovat është 7.79 centë. Pra, më shumë se 100 për qind.  Prej 2 e 90 sa e merr në KEK, neve me tarifën e lartë mbi 800 kilovat na e faturon 14 euro e gjysmë, pra gati 500 për qind. Kjo është plaçkitje”, ka thënë, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …