Zëvendësi i Albin Kurtit, Besnik Bislimi tha se Banka Qendrore është autoriteti i vetëm që zbaton politikat monetare në vend dhe çdo trysni ndaj vendimeve të kësaj banke paraqet ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni. “Do të thotë në qoftë se ndërmjetësuesi del e thotë nuk ka koordinim, rregullatori nuk e ka institucion superior zotin Lajçak, rrjedhimisht Banka Qendrore as në hierarki nuk duhet të koordinohet me persona jashtë tyre sepse kjo do të ishte manifestim i varësisë së tyre. Banka Qendrore e ka shumë të qartë misionin, zbatim i politikës monetare”, tha Bislimi. Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë e vlerësojnë vendimin plotësisht të drejtë, por këmbëngulin që autoritetet e Kosovës të bashkërendohen në tërësi me Bashkimin Evropian për zbatimin e tij, meqë sipas tyre një marrëveshje e drejtpërdrejtë me autoritetet serbe për këtë çështje është vështirë e arritshme.
Kontrolloni gjithashtu
Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit
Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …