Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, ku janë trajtuar disa çështje, bazuar në planin e punës për këtë vit. Anëtarët e këtij komiteti janë pritur në takim pune nga kryesuesi i kuvendit, Argjend Thaçi, ku është biseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes të këtij komiteti me kryetarin e komunës, kryesuesin apo kuvendin, si dhe drejtorive komunale, përkatësisht Drejtorisë për Arsim dhe Edukim dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
