Kryetari Kastrati vizitoi klubin futbollistik të Malishevës

Kryetari Kastrati ka vizituar klubin futbollistik të Malishevës. “Klubi ynë i qytetit, FC Malisheva është një nga storiet më të mira në arenën sportive, me të cilën krenohemi si qytetarë dhe si institucion i komunës, veçmas me sukseset e këtij edicioni në garat e Superligës dhe ato të Kupës së Kosovës në futboll. Prezenca në stadium, për të parë nga afër një investim të jashtëzakonshëm që është duke u bërë, bashkëbisedimi me presidentin e klubit Driton Morina dhe komunikimi i ngrohtë me futbollistët dhe stafin e klubit, ishin disa nga momentet më të mira që e shoqëruan vizitën e sotme në stadiumin që me krenari mban emrin e dëshmorit “Liman Gegaj”- ka shkruar kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …