107 palestinezë janë vrarë dhe 142 të tjerë janë plagosur, në 24 orët e fundit, nga ushtria e Izraelit

Ministria  palestineze e  Shëndetësisë ka bërë të ditur si Ushtria izraelite guke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku të paktën 27 mijë e 47 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe 67.459 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori. 107 palestinezë janë vrarë dhe 142 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit. Sipas  të dhënave zyrtare të Organizatës se Kombeve të Bashkuara, ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …