Komuna e Rahovecit merr vendin e parë për grantin e performancës komunale për vitin 2022

Sot, ministria e administrimit të pushtetit lokal, ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, nga 38 komunat e republikës së Kosovës, komuna  e Rahovecit merr vendin e parë dhe është përfituese e grantit të performancës komunale, në mesin e 11 komunave përfituese të republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e grantit të fituar për performancë të mirë komunale nga komuna e Rahovecit, është: 1,644,744.79 €. Përfitimi i këtij granti është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Komuna e Rahovecit ka edhe shumë punë para vetes, është në rrugë të drejtë dhe është shembulli më i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi. Kryetari Latifi ka falënderuar për bashkëpunimin e frytshëm ministrinë e administrimit të pushtetit lokal dhe DEMOS-in për partneritetin e mirë dhe të qëndrueshëm me agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë. Po ashtu ka falënderuar për angazhimin dhe punën e përkushtuar koordinatoren për performancë, znj. Bjondina Ramaj-Fazliu, secilin anëtar të grupit punues për performancë, zyrtarët e shërbimit civil në komunë, njëherësh ekipin e tij  politik dhe të gjithë qytetarët, për bashkëpunim!

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …