Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Zbehja e festës së pavarësisë, në kohën e sanksioneve nga BE-ja dhe Amerika po reflekton, në vend e nëpër ambasadat tona

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se asnjëherë përvjetor  më i zbehtë nuk ka ndodhur në Kosovë. Ai ka thënë se një gjë e tillë është duke ndodhur për shkak se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk janë është aq të mira. Asnjëherë përvjetor me të zbehtë të pavarësisë nuk kemi pasur. Deri në vitin 2018 për çdo përvjetor kemi pasur nga një delegacion nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitë në Kosovë, për të festuar së bashku me ne kremten përvjetorin e Republikës se Kosovës”. Vendi ynë nuk e meriton të jetë nën sanksione nga Amerika. Ne gjithmonë e kemi pasur dhe do ta bëjmë rrugëtimin tonë strategjik së bashku me partnerin tonë. Zbehja e kësaj feste po reflekton edhe nëpër ambasadat tona kudo që po organizohen festat për përvjetorin e pavarësisë”, ka thënë Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …