Blinken: Dialogu mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin BE-së, është rruga e duhur dhe e vetme për dy vendet që të lëvizin përpara

Blinken: Dialogu mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin BE-së, është rruga e duhur dhe e vetme për dy vendet që të lëvizin përpara

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit për vizitë në Tiranë është cituar të ketë deklaruar  se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e  ndërmjetëson Bashkimi Evropian, është rruga e duhur dhe e vetme për dy vendet që të lëvizin përpara. “Po bëjmë gjithçka të mundur për t’i mbështetur ato”, tha ai. Kryediplomati amerikan i bëri komentet në një konferencë për gazetarë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë. Ai tha se Amerika do të punojë edhe me Shqipërinë dhe të tjerët, për të ndihmuar Kosovën e Serbinë që të avancojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Amerika  e di se çfarë ka ndodhur në rajon 30 vjet më parë, andaj nuk mund të ketë përsëritje të saj. Për këtë arsye jemi të angazhuar t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …