Kryetari Kastrati mori pjesë në përurimin e një biznesi të ri në Malishevë

Në këtë 16 vjetor të Pavarësisë së Kosovës, është hapur edhe një biznes i ri “EuroLindi”, ku përurimi i tij është bërë nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtuesit e këtij biznesi. Hapjen e këtij biznesi e ka përshëndetur me një fjalë rasti i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili i ka përgëzuar drejtuesit e kësaj qendre, që vijnë nga fshati Marali, dhe ka thënë se kjo është edhe një mundësi shtesë për gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, që të furnizohen me produkte të shumta dhe me çmime të pranueshme. Hapja e këtij biznesi është një gëzim i shumëfishtë, duke marrë për bazë se nga sot janë hapur edhe dhjetëra vende të reja të punës për qytetarët tanë, që do të ndikoj në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme në ato familje.

May be an image of 5 people, suit and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …