Brickos

Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij arbëreshët e Italisë

Në 16 vjetorin e Pavarësisë, Ferizaj mirëpriti arbëreshët e Italisë, me këngët e vallet e tyre origjinale, dhembjen e mallin që përshkon çdo fjalë e këngës arbëreshe, dashurisë që aq çiltër i këndojnë arbëreshët, emocione të forta këto që ia sollën publikut ferizajas në kremtën e Pavarësisë. Në pritjen në zyrën tijë, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, falënderoi nga zemra vëllezërit e motrat tona të gjakut arbëror, arbëreshët e Italisë, për nderin e madh që i bën Ferizajt, për atdhedashurinë që përmbi 5 shekuj ruajtën e na sollën aq të pastër e të fuqishme me zërin e tyre, me këngët e vallet e tyre.

Mund të jetë art në lidhje me: 5 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti: Vitia po krijon hapësira të shumta sportive për të rinjtë

Sot, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi punimet që …