Çmimi “Gursel Sylejmani” i ndahet Xhevdet Pantinës

Aktivitete për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë, në komunën e Ferizajt kanë përfunduar me ekspozitën kolektive e organizuar nga Galeria e Arteve dhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”. Me punimet e tyre në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë mbi 51 artistë, ndërsa kjo ekspozitë po mbahet për të 16 herë me radhë. Të pranishmit në këtë ekspozitë i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu. Çmimi tradicional për pikturën më të mirë apo veprën artistike më të mirë, i cili çmim mban emrin e dëshmorit dhe artistit “Gursel Sylejmani”, ju nda  Xhevdet Pantina, nga vajza e dëshmorit Pranvera Sylejmani bashkë me nënkryetarin Lulzim Aliu. Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin: Mal Myrtaj (kryetar), Pranvera Sylejmani (anëtare) si dhe Avni Xh. Behluli (anëtar).

May be an image of 11 people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …