Krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen, në Hagë, po përballen me largimin e avokatëve, në mungesë të mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës

Krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen padrejtësisht, në Hagë, po përballen me largimin e avokatëve të tyre në mungesë të mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës. Pas largimit të avokatit kryesor të ish-kryetarit, Hashim Thaçi, Gregori Kioh,  me një situatë të ngjashme po përballet edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.  Avokati kryesor i tij, Xhefri Roberts më 8 shkurt të këtij viti, dërgoi një letër ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpresë kontratën si bashkëpunëtor, avokatit,  Dejvid Jung. Ndërkohë,  më  13 shkurt  sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së zotit Jung në përputhje me nenin e udhëzimit për avokatët. Kohë më parë  avokatët e  Hashim  Thaçit, Gregory Kehoe dhe Xho Rider  ishin larguar për shkak të mos pagesës, nga Ministria e Drejtësisë e Qeverisë-Kurti. Sipas një dokumenti që është publikuar nga Gjykata Speciale  Rexhep Selimi do të mbes pa njërin ndër avokatët e tij kryesorë, sikur është, Dejvid Jung.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …