Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, aktualisht punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë

Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, aktualisht punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori Niko Barling, dëshmitarin ka filluar ta marrë në pyetje avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis. Ai  ka thënë se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe merret me emigrantët. Pyetjen se a është këshilluar nga punëdhënësi i tij lidhur me paraqitjen, me një emër tjetër gjatë procesit të dëshmisë, në Hagë, ai e mohoi në tërësi.  Dëshmitari i 46-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon dëshminë e tij për sikur thotë ai “rrëmbim të anëtarëve të familjes”, që ka ndodhur në zonën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës

Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. …