Bashkimi Evropian konfirmoi se u ka bërë ftesë zyrtare Kosovës dhe Serbisë për një takim më 27 shkurt, në Bruksel

Bashkimi Evropian konfirmoi se u ka  bërë ftesë  Kosovës dhe Serbisë për një takim më 27 shkurt në Bruksel, për të biseduar lidhur me  çështjen e dinarit, pasi Banka Qendrore e Kosovës në fillim të këtij muaji e ndaloi përdorimin e tij për pagesa me para të gatshme, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Përfaqësuesi i lartë Joseph Borrell pati takime me kryetarin  e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Munih,  javën e shkuar, ku u diskutua kjo çështje. Si rrjedhojë e këtij takimi, i dërguari i posaçëm Mirosllav Lajçak i ftoi dy palët që të vinë në Bruksel me 27 shkurt, sqaroi Peter Stano. Ndërkohë, kryenegociatori i  Kosovës, Besnik Bislimi, e refuzoi ftesën e Brukselit për të biseduar lidhur me çështjen e ndalimit të  përdorimit të dinarit serb, në Kosovë, duke arsyetuar  se nuk është takim ku duhet të shkojë për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, madje ai shtoi se  Lajçaku, me dërgimin e kësaj ftese, kishte shkelur parimet që i ka vendosur vetë në vitin 2021. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano e kritikoi deklaratën e Bislimit për Lajçakun si të papranueshme dhe shtoi  se festa e tij  nuk specifikonte se kush prej cilës palë duhej të merrte pjesë në takimin e ftuar për 27 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Të dyshuar për sulmin në Banjskë, shfaqen afër Presidencës së Serbisë

Në parkun “Pionir” të Beogradit, pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë, janë parë persona që …