Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për shtendosjen e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve. Borrelli ka theksuar nga bisedimet e këtyre takimeve nuk ka pasur rezultate. Duke folur për rezultatet e arritura, Josep Borrell ka theksuar se në Munih ai prezantoi katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së: mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin, mbrojtjen dhe sigurinë e Unionit. “Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, theksoi ndër të tjera Borrelli. (RTK)
Kontrolloni gjithashtu
Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit
Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …