Në Mitrovicë shpërndahem pako ushqimore për skamnorët

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Mitrovicë në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Qatar Charity – Kosova”  kanë shpërndarë rreth 250 pako ushqimore për familjet në nevojë sociale dhe jetimet nga komuna e Mitrovicës.

Sipas të dhënave të drejtorisë në fjalë, familjet nevojtare janë ndihmuar me 250 pako ushqimore me ç’rast këtyre familjeve u janë shpërndarë produkte ushqimore, siç janë miell, vaj, krip, sheqer etj.

”Është bërë shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore në qytetin e Mitrovicës, për njerëzit skamnorë, në mënyrë që sadopak të ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë. Falë zemërgjerësisë së donatorëve vullnetmirë kemi arritur që të sigurojmë pako ushqimore për familjet në asistencë sociale, të cilat i kemi të evidentuara në Qendrën për Punë Sociale”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Mitrovicë, z.Qazim Nimani.

Ndryshe, Komuna e Mitrovicës, gjithmonë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit u ka dal në ndihmë me pako ushqimore familjeve të varfra, duke u përpjekur maksimalisht që me ndihma t’i përfshijë ato familje që vërtet janë në gjendje të vështirë ekonomike, që sado pak atyre t’ua zbusin varfërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Përparim Rama takon Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i shoqëruar nga Drejtori për Siguri dhe …