Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ursula von der Leyen, propozon blerjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën, me të ardhurat nga rezervat ruse të ngrira nga sanklsionet

Kryetarja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar blerjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën me të ardhurat nga asetet dhe rezervat ruse të ngrira në kuadër të sanksioneve kundër Moskës. Duke folur për forcimin e mbrojtjes evropiane në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian, të mbajtur në Strasburg, zonja Leyen rikujtoi se Lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë dhe tha se Koreja e Veriut i siguron Rusisë municion dhe Irani mjete ajrore pa pilot. Lufta e vazhdueshme në Gaza dhe paqëndrueshmëria e përhapur në Lindjen e Mesme tregojnë për një periudhë pasigurie dhe konflikti në rajon dhe më gjerë”, tha shefja e Komisionit. Ne duhet të fillojmë të punojmë për të ardhmen e arkitekturës evropiane të sigurisë”, theksoi ajo, duke shtuar se vendet anëtare kanë rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes, derisa buxhetet e mbrojtjes kombëtare janë rritur me 20 për qind krahasuar me një vit më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …