Nevzad Lutfiu, ka kërkuar nga Universiteti i Beogradit, hapjen e Degës së Fakulteti të gjuhës shqipe, në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore,  Nevzad Lutfiu, zyrtarisht ka kërkuar hapjen e Fakulteti të gjuhës shqipe, në Preshevë. Ai bëri të ditur se shkresën ia ka drejtuar Universitetit të Beogradit, Fakultetit Filologjik, ku  funksionin edhe Katedra e Gjuhës shqipe. Me kërkesë të njëjtë iu drejtova dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Përveç kësaj kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur Degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë.  Nevzad Lutfiu ka shtuar se hapja e kësaj dege është me  interes edhe për qytetet e rajonit, të cilët janë afër Preshevës dhe  që ende nuk e kanë  Fakultet të gjuhës shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …