leoni

Kryetari Thaçi

Më 1 mars të vitit 1999, SHP i UÇK-së kishte caktuar, Hashim Thaçin, mandatar për formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës

25 vjet më parë, më 1 mars 1999, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte  caktuar, Hashim Thaçin, mandatar për formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, e cila do të punojë për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira në vend. Po atë ditë, Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës kishte caktuar një delegacion nga radhët e UÇK-së që do të vizitonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në delegacion bënin pjesë: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Ramë Buja, Bashkim Jashari, Bislim Zyrapi dhe Ramush Haradinaj. Atë ditë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana kishte  mirëpritur vendimin e delegacionit të Kosovës për ta nënshkruar marrëveshjen në Rambuje, ndërkohë që kishte  kërkuar nga palët ndërluftuese në Kosovë që të vetëpërmbahen nga luftimet deri më 15 mars 1999. (Kalendari Kombëtar, RKL-TV-Dielli)

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …