Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore, Nevzad Lutfiu, zyrtarisht ka kërkuar hapjen e Fakulteti të gjuhës shqipe, në Preshevë. Ai bëri të ditur se shkresën ia ka drejtuar Universitetit të Beogradit, Fakultetit Filologjik, ku funksionin edhe Katedra e Gjuhës shqipe. Me kërkesë të njëjtë iu drejtova dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Përveç kësaj kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur Degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë. Nevzad Lutfiu ka shtuar se hapja e kësaj dege është me interes edhe për qytetet e rajonit, të cilët janë afër Preshevës dhe që ende nuk e kanë Fakultet të gjuhës shqipe.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …